Policia ka arrestuar një burrë në Prishtinë për veprën “ngacmim”.
I njëjti sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë, në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar.
I dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit e ka përsëritur këtë veprim disa herë teksa në momentin e arrestimi i dyshuari sipas policisë kishte pasur në dorë një palë gërshërë që i kishte përdorur si mjet kërcënimi.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.