Nënkryetari komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, sot ka pritur në takim, drejtorin gjeneral të sapo emëruar të Fondacionit “Maarif”, Mehmet Nedim Aslan, Këshilltarin Arsimor të Ambasadës së Republikës së Turqisë, Veysel Erdel dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Temë diskutimi ishte forcimi i bashkëpunimit të Shkollës Ndërkombëtare “Maarif” në Prizren me institucionet vendëse dhe zgjerimi i bashkëpunimit në dimensione të reja me Komunën e Prizrenit, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.