Home LAJME Bujqit në Belgjikë dhe Francë vënë në presion qeveritë

Bujqit në Belgjikë dhe Francë vënë në presion qeveritë

0
Bujqit në Belgjikë dhe Francë vënë në presion qeveritë

Bujqit nëpër qytetet e Belgjikës kanë bllokuar nyjat kryesore me traktorët e tyre në përpjekje për të penguar tregtinë në portet belge.

Me këtë protestë, bujqit po bëjnë përpjekje që qeveria të lëshojë pe dhe të ofrojë çmime më të mira për produktet bujqësore dhe të ketë më pak procese burokratike.

Bujqit me traktorët e tyre kanë bllokuar hyrjen e portit të Zeebrugget dhe sipas autoriteteve bllokada e bujqve do të ketë ndikim ekonomik.

Të mërkurën bujqit me traktorët e tyre ia kanë mësyrë edhe Brukselit.

“Presim që të vijnë 400 traktorë, disa po thonë se jemi diku 1 mijë, prandaj Brukseli do të jetë plotësisht i bllokuar – kjo është e sigurt. Do të tentojmë të afrohemi te institucionet, por do të respektojmë urdhrat e policisë”, ka thënë Nicolas Abbeloos, bujk protestues.

Bujqit belgë kanë kritikuar qeverinë për disa marrëveshje me shtetet e tjera.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve me Kilin dhe Zelandën e Re na ka dëmtuar, sepse ato nuk prodhojnë me normat që ne duhet t’i respektojmë. Mund të mbushin tregjet tona me produkte që nuk e kanë kualitetin e njëjtë dhe ne prodhojmë me humbje. Jemi të detyruar t’i shesim produktet tona me çmim shumë më të lirë”, ka shtuar Abbeloosi.

Bujqit kanë vazhduar protestat edhe në Francë. Me traktorët e tyre kanë manovruar para zyrave të qeverisë dhe rrugët e Parisit për disa ditë janë shumë të ngarkuara shkaku i bllokadave me traktorë.

Qeveria e Francës ka prezantuar disa masa, të cilat menjëherë i kanë refuzuar bujqit francezë.

Edhe ata po kërkojnë çmime më të mira për produktet e tyre dhe lehtësimin e proceseve burokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here