Home LAJME Hoti: Jam i lumtur që sa isha unë kryeministër Izraeli pranoi njohjen e Kosovës

Hoti: Jam i lumtur që sa isha unë kryeministër Izraeli pranoi njohjen e Kosovës

0
Hoti: Jam i lumtur që sa isha unë kryeministër Izraeli pranoi njohjen e Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se Izraeli do t’ia heq vizat Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur i lumtur se gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës Izraeli e kishte njohur Kosovën si shtet.

”Jam i lumtur që sa isha Kryeministër e pranuam njohjen nga Izraeli dhe tash si Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael ta marrë lajmin se së shpejti lëvizim pa viza në Izrael. Si Grup i Miqësisë kemi punuar shumë që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik me Izraelin. Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët tanë. Kjo është një mundësi për qytetarët dhe bizneset t’i shkëmbejnë përvojat e tyre”, ka thënë ai.

“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj”, ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here