Tash e gati një muaj, Hasan Dakaj, nga fshati Korishë i komunës së Prizrenit është arrestuar nga policia serbe në Merdarë, teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë.
Për arrestimin e tij ka pasur reagime të shumta nga krerët politik e së fundmi dhe nga kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj.
Selmanaj përmes rrjetit social Facebook ka theksuar se është e papranueshme dhe e pakuptimtë mungesa e përkushtimit të bartësve të institucioneve të Kosovës për lirimin e tij.
Po ashtu, ai ka shtuar se qeveria dhe institucionet e Kosovës, duhet pa rreshtur të jenë në kontakt me zyret diplomatike të vendeve të fuqishme qoftë në Kosovë qoftë në Serbi, për të shtuar presionin mbi shtetin e Serbisë për lirimin e ish luftëtarit.
Selmanaj ka kritikuar institucionet qendrore e ato lokale dhe për kujdesin rreth gjendjes socio-ekonomike të familjes së Hasanit, për gruan dhe 3 fëmijët e tij.