Home LAJME Përfundon restaurimi i Muzeut të Hidroelektranës në Prizren

Përfundon restaurimi i Muzeut të Hidroelektranës në Prizren

0
Përfundon restaurimi i Muzeut të Hidroelektranës në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka përfunduar restaurimi i Muzeut të Hidroelektranës në Prizren.

Ky muze unik dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin.

“Muzeu i Hidroelektranës në Prizren është aset me rëndësi të veçantë për zonën dhe një ndër shembujt e paktë të mbetur të stilit përkatës arkitektonik.

Parimi themelor i ndërhyrjeve tona në trashëgimi kulturore është “restaurim dhe funksionalizim”. Pas ndërhyrjeve restauruese, në radhë është rikthimi i funksionit muzeal dhe hapja e asetit për qytetarët”, ka shkruar ministri Çeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here