Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një femër në rrugën Tefik Çanga në komunën e Prizrenit.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
“Rr. Tefik Çanga, Prizren 26.01.2024 – 05:12. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.