FC “Prizreni” gjatë ditës së sotme ka pranuar një donacion me trajnerka të cilat janë të cilësisë së lartë, nga pronari i kompanisë së mirënjohur “Badalli Fassaden AG”, e cila operon në shtetin e Zvicrës.
Për Hevziun, kjo nuk është hera e parë që po ndihmon FC Prizrenin, ai gjatë gjithë kohës është pranë nesh, njofton faqja zyrtare e klubit prizrenas. Ndryshe, kjo skuadër është pjesë e ligës së dytë të Kosovës në futboll, dhe synon që në stinorin pranveror të vijojë suksesshëm me rezultate pozitive për inkuadrim në ligën e parë. Aktualisht, skuadra ndodhet në Durrës në kuadër të fazës përgatitore, ku pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.