Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, dështimet në shumë fusha po i përkthejnë si suksese.
Për këtë, Rukiqi ka thënë se kanë vendosur ta quajnë “Qeveri e paaftë dhe krenare me të”.
Rukiqi në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se Qeveria Kurti është duke vazhduar t’i paraqesë si rekorde edhe dështimet me inflacionin, ku sipas tij, në bazë vjetore inflacioni ka qenë me rritje 4.9%.
“Dështimet për te cilat po flasim e kanë burimin e kësaj qeverie, me rëndësi është që të njëjta po vinë me faturë të shtrenjtë e që po paguhen nga qytetarët e vendit”, ka thënë ai.
“E thash që kryeministri vazhdon t’i paraqesë si rekorde dështimet si inflacioni në bazë vjetore me rritje 4.9%. Inflacioni ishte i pashmangshëm si shkak i ndryshimeve globale, por do të ishte me vend me bë diçka me zbut, nëse Qeveria do kishte vullnet adresimin e saj bazuar te qytetarët”, ka shtuar Rukiqi.
Dështime të radhës, Rukiqi i renditi deficitin tregtar me rritje prej 56.5% e pastaj edhe eksportin. /EO