Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar me përfaqësuesit e degës së kësaj partie në qytetin e Prizrenit.
Në këtë takim, Haradinaj është shprehur i kënaqur me punën e deritanishme të degës së AAK-së në Prizren dhe po ashtu ka përkrahur të gjitha vendimet dhe qëndrimet e kryetarit të degës, Besnik Krasniqi.