Ulet popullsia e Kinës, 2 milion njerëz më pak në vitin 2023

0
1

Popullsia e Kinës u tkurr me 2 milionë njerëz në vitin 2023 në rënien e dytë vjetore radhazi, me lindjet që janë gjithnjë në ulje, ndërsa vdekjen vijojnë të jenë të larta që pas pandemisë së Covid.

Popullsia totale llogaritet në 1.4 miliardë, tha byroja e statistikave, duke e renditur të dytën në botë, pas Indisë.

Numri i lindjeve ra për të shtatën vit, duke reflektuar sfidën afatgjatë ekonomike dhe shoqërore për Kinën. Rreth 9 milionë foshnja lindën në vitin 2023, gjysma e totalit në 2016.

Popullsia po plaket në mënyrë të qëndrueshme, gjë që mund të ngadalësojë rritjen ekonomike dhe të sfidojë aftësinë e vendit për të siguruar më shumë punëtorë. Aktualisht Pekini po përjeton rritjen më të ngadaltë ekonomike në 30 vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here