Raportohet se një skele e një ndërtese në ndërtim në Tiranë ka rënë dhe ka zënë poshtë dy kalimtarë të rastit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Dyshohet se janë lënduar babë e bijë, të cilët ishin duke kaluar rrugën, shkruan euronews.al.
Të lënduarit janë transportuar në spital, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.