Home PRIZRENI ME RAJON Më 31 janar kryesuesja Antigona Bytyqi, thërret seancën e rregullt të Kuvendit të Prizrenit

Më 31 janar kryesuesja Antigona Bytyqi, thërret seancën e rregullt të Kuvendit të Prizrenit

0
Më 31 janar kryesuesja Antigona Bytyqi, thërret seancën e rregullt të Kuvendit të Prizrenit

Përmes një njoftimi kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen e rregullt, e cila do të mbahet më 31 janar 2024 (e mërkurë).

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00.

Si pikë e rendit të ditës pas atyre të zakonshmet do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për venien në shqyrtim publik të planit rregullues të hollësishdm “zona e parkut për industri te lehte ne Prizren – Parku i Biznesit” sipas hartës zonale të Komunës së Prizrenit, (sipas kërkesës të MMPHI) ;

– Shqyrtimi dhe miratimi propozim-rregullores për ndryshimin dhe plotdsimin e Rregullores Nr. 001/01 1-99275 të datës 30 qershor 2023 për taksa komunale;

– Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-strategjisë komunale dhe planit të veprimit për personat me aftësi të kufizuara 2024-2027

Rend dite i Kuvendit: https://kk.rks-gov.net/…/26/2024/01/Rend-Dite-Kuvend-1.pdf

Materiali i Kuvendit https://kk.rks-gov.net/…/category/materialet-e-kuvendit/

Mbledhja është e hapur për publikun!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here