Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Malishevë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.