Home LAJME Arrestohen tre persona për keqpordorim të detyrës zyrtare

Arrestohen tre persona për keqpordorim të detyrës zyrtare

0
Arrestohen tre persona për keqpordorim të detyrës zyrtare

Tre persona janë arrestuar në rajonin  e Prizrenit, pasi të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kështu ka bërë të Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Hetuesit policorë nga Sektori për Hetime Financiare/Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK),  e kanë trajtuar informatën ku dyshohet se, zyrtarë të një klinike mjekësore me seli në Prizren,  lëshojnë certifikata mjekësore për kandidatet të cilët paraqesin provimin për patentë shofer, pa qenë fizikisht prezent në klinikë dhe pa ua bërë kontrollin mjekësor.

Po ashtu, dyshohet se kjo klinikë bashkëpunon me dy auto-shkolla, njëra me seli në Prizren dhe tjetra me seli në Malishevë. Dyshohet se edhe auto-shkollat kanë lëshuar vërtetime për aftësimin e  kandidatëve në pjesën teorike dhe praktike pa qenë kandidatët fare prezent në Kosovë.

 Kjo informate është trajtuar nga hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin Themelore Prizren, ku pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore  janë mbledhur provat fillestare që vërtetojnë dyshimin e bazuar në lidhje me pretendimet (dyshimet)  e lart-cekura.

Sot, më 18.01.2024, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes se rreme, policia  ka arrestuar tre të dyshuar: I.G., (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar), U.M., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar) dhe  L.B.., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar).   Personat e dyshuar janë shoqëruar në zyrat e DHKEK në Prizren,  të cilët janë intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje deri 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here