Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar disa udhëzues për identifikim e kartëmonedhave dhe monedhave Euro origjinale nga ato false.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, BQK ka bërë me dije se ka të hartuar manuale, që tregojnë mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë të kartëmonedhave dhe monedhave Euro.
Ndryshe, muajve të fundit, tregu është mbushur me monedha 2 euro false. Disa markete për një kohë kanë refuzuar ta pranojnë këtë monedhë.