Policia në Prizren ka bërë të ditur sot se sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit përmes rrugëve operative ka pranuar një informacion se një person i dyshuar, i mitur, posedon armë zjarri të paligjshme.
Me datë 17.01.2024, rreth orës 13:00, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Zhur, Prizren, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar :
-Një Pistoletë Ekol-99 me një karikator të zbrazët.
Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari (S.A. 17 vjeç) lirohet në procedurë të rregullt.
Në të këtë rast është sekuestruara arma dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prizren.
