Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar që Prizreni është renditur i dyti në Kosovë me performancen e arsimit parauniversitar me vetëm 0.86 pikë diferencë nga vendi i parë.
Veselaj-Gutaj për këtë ka njoftuar në rrjetin social Facebook, duke shtuar se vëmendja e tyre si drejtori është e koncentruar tek fëmijët që janë e ardhmja jonë.