Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ngritur si temë edhe çështjen e pasaportave të lëshuara nga Serbia për serbët që jetojnë në Kosovë.
Ai ka thënë se shtyrja përpara e propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për poseduesit e këtyre pasaportave do ta dëmtojë rëndë procesin e dialogut dhe integrimin e serbëve.
“U takuam sot në Vjenë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për çështje të lidhura me dialogun. U fol për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energjinë dhe çështjet e lidhura me lëvizjen e lirë, te letra e Beogradit për tërheqjen nga marrëveshje. Janë ngritur po ashtu çështje të tjera që lidhen me urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë. Theksoj se shtyrja para e propozimit për njohjen e pasaportave të paligjshme KU të lëshuara nga Serbia, ndikon negativisht në procesin integrues dhe dëmton rëndë dialogun”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.