Kompania Turistike “Shpejtimi”, ka dalë me sqarim lidhur me aksidentin e shkaktuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës nga shoferi në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Kompania ka njoftuar në autobus në momentin e aksidentit nuk ka pasur pasagjerë, konfirmojnë se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, shoferët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.
“Të nderuar qytetarë dhe klient besnik të Kompanisë Turistike Shpejtimi. Sot në orët e hershme të mëngjesit përkatësisht rreth orës 03:00 te mëngjesit, njëri nga autobusët tanë ka pësuar vetaksident.
Dëmet e shkaktuara janë vetëm ato materiale. Fatmirësisht autobusi ka qenë pa udhëtarë dhe shoferët prezent kanë shpëtuar me lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e tyre.