Sot, Policia në Prizren, rreth orës 14:05 minuta ka marrë informacion se mbi fshatin Jeshkovë të Prizrenit pranë disa shtëpive malore janë parë disa persojna që dyshohen se ishin të armatosur me pushkë gjahu.
Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë hasur dhe kanë ndaluar një automjet, në të cilin gjendeshin 3 persona. Gjatë komtrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe nje rreth 30 fishekë.
Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshurit janë liruar me procedur të rregullt.
Bazuar nē informatën e njëjt patrullat policore kanë ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë -Jeshkovë.
Në dy automjet janë gjet edhe dy armë tjera.
Gjithashtu të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët pasi qëshin pa leje janë sekuestruar.