Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, veteranja e arsimit në Prizren, kanë bërë të ditur familjarë të saj përmes njoftimeve mortore në rrjete sociale, ndërsa telegram ngushëllimi familjarëve dhe bashkëpuntorëve të saj kanë dërguar edhe drejtuesit e gjimnazit ” Gjon Buzuku”.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Nimete Vrenezi. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve e gjithë qytetit të Prizrenit për këtë humbje.
Ne si shkollë do ta mbajmë të gjallë kujtimin për prof. Nimete Vrenezi si një mësimdhënëse e përkushtuar dhe shumë e respektuar në shkollën tonë. Zoti e shpërbleftë me parajsë!”, thuhet në fund të këtij telegrami.