Home LAJME Kosova e Arabia Saudite heqin vizat për diplomatë dhe zyrtarë

Kosova e Arabia Saudite heqin vizat për diplomatë dhe zyrtarë

0
Kosova e Arabia Saudite heqin vizat për diplomatë dhe zyrtarë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Kreshnik Ahmeti, u prit sot në Riad nga zëvendësministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite,  Waleed Abdulkarim El Khereiji. Gjatë takimit u nënshkrua marrëveshja për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe pasaportave zyrtare.

Sipas njoftimit për media nga MPJD, gjatë takimit me zëvendësministrin për Punë të Jashtme,  El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit.

“Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite”, u tha në njoftim.

Tutje u bë e ditur se takimi u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe pasaportave zyrtare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here