Java e dytë e janarit pritet të ketë mot të ndryshueshëm, ka njoftuar të dielën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHMK-ja ka bërë të ditur gjatë gjithë javës së ardhshme do të ketë mot të ftohtë dhe reshje shiu e bore.
Të hënën do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
E marta do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.
Të mërkurën do të ketë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius.
Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve do të shënohet të enjten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.
Ndërsa të premten pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjashme me të ditës së enjte, si minimalet , ashtu dhe ato maksimalet./KOHA/