Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë dhe Mutividë. Pritje ka edhe në Jarinjë.
Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare në Mredarë, qytetarët janë duke pritur deri në nëntë orë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë rreth dy orë, ndërsa në Mutivodë deri në 5 orë.
ujtojmë se Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare përpos asaj në Merdarë.
“Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të iu shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, u tha në komunikatën e policisë.
Komunikata e policisë erdhi pas incidentit që ndodhi në Merdarë ku pati përplasje mes disa qytetarëve dhe policisë. /Reporteri.net/