Home LAJME Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në Hungari, njeri nga Prizreni e tjetri nga Celina

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në Hungari, njeri nga Prizreni e tjetri nga Celina

0
Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në Hungari, njeri nga Prizreni e tjetri nga Celina

Dy të rinj kosovarë kanë humbur jetën mbrëmjen e 5 janarit në një aksident automobilistik në Hungari.

Viktimat janë identifikuar si Kushtrim Hoxha me prejardhje nga fshati Zhur dhe Jetmir Rexhepi.

Sipas deklaratave të të afërmve të viktimave për mediat kosovare, Jetmir Rexhepi është djegur brenda veturës pasi kjo e fundit është përfshirë nga flakët, ndërsa Kushtrim Hoxha ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Detajet janë dhënë nga xhaxhai i të ndjerit Kushtrim Hoxha, Bashkim Hoxha.

Mësohet se Kushtrimi Hoxha pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.

Ndër të tjera, xhaxhai i të ndjerit ka deklaruar se kufomat janë ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here