Dragashi, qytet jugor i Kosovës në kufi me Shqipërinë, është bërë shpëtim për banorët e fshatit Borje të shtetit fqinj.
Për shkak të largësisë dhe rrugës së paasfaltuar për në qytetin e Kukësit, ata janë kryesisht të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë dhe shërbimet e përditshme i marrin në Kosovë.
Ndryshe, Shqipëria dhe Kosova kanë marrëveshje për lehtësim të lëvizjes dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore për banorët e zonave kufitare./REL/