Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Prizreni, me dyshimin se ka kryer veprën penale kanosje. Policia ka publikuar fotografi të tij dhe po kërkon nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e tij.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi është:
- Personi kërkohet , për veprën penale “Kanosje” e cila ka ndodhe me 30.12.2022 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren .
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 -740 –Stacioni Policor – Prizren, e-mail adresa: [email protected], thuhet në raportin e Policisë.