Anija detare amerikane Trenton ka arritur sot në limanin e Durrësit, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Shqipëri.
“Mirë se vjen në Shqipëri USNS Trenton. Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Trenton ka arritur në Durrës këtë javë për një vizitë të caktuar në liman” thuhet në postimin në X të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
“Vizita në limanin e Durrësit thekson fuqinë e partneritetit të mbrojtjes midis ShBA-së dhe Shqipërisë si dy kombe që punojnë bashkë për një Evropë stabile, të sigurt dhe prosperuese.
“Lundruesit dhe Marinarët Civilë në Trenton janë të ngazëllyer që do ta përjetojnë kulturën dhe vendet historike të Shqipërisë, si dhe mikpritjen e ngrohtë të aleatit tonë të NATO-s”.