Home LAJME Gjermania mirëpret udhëtimin pa viza

Gjermania mirëpret udhëtimin pa viza

0
Gjermania mirëpret udhëtimin pa viza

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka mirëpritur udhëtimin e qytetarëve të Kosovës pa viza në Evropë, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.

Përmes një postimi në platformën X, ministria gjermane tha se liberalizimi u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurta në BE.

“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë./RTK/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here