Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik liberalizmin e vizave për Kosovën.
Ai në një postim në X ka shkruar se hyrja në fuqi e këtij vendimi, përveç Kosovës, përfitime i sjell edhe Bashkimit Evropian.
“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, ka shkruar ai në X./KOHA/
A historic decision by the EU enters into force. Kosovo’s citizens can as of today travel to the EU visa-free.
This brings significant benefits to both Kosovo & the EU.
The entire Western Balkans are now connected to the Schengen area through visa liberalisation#EUIntegration
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 1, 2024