Ambasada e Austrisë në Kosovë ka lëshuar 1825 viza pune për qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2023.
Në këtë numër përfshihen edhe vizat e lëshuara për punëtorët sezonalë.
Këto të dhëna i kanë bërë të ditura për lajmi.net nga ambasada.
“Në vitin 2023 janë lëshuar 1825 viza pune nga Austria për qytetarët e Republikës së Kosovës (përfshirë edhe punëtorët sezonalë). Megjithatë, nuk mund t’ju informoj se sa qytetarë nga Kosova kanë aplikuar për vizë pune, sepse qëllimi i kërkesës për vizë nuk hyn në të dhënat statistikore”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Austrisë për lajmi.net.
Kujtojmë se qytetarët e Kosovës nga 1 janari mund të lëvizin lirshëm pa viza në shtetet e BE-së në zonën e Schengenit.
Sidoqoftë, për të punuar atyre u nevojitet vizë dhe leje e veçantë.