Që nga janari i vitit 2023 e deri më 31 dhjetor të po këtij viti një numër i madh i qytetarëve janë pajisur me patentë shoferë.
Patentë shoferi konsiderohet si ky njëri prej dokumenteve më të rëndësishme për një qytetar në vendin tonë.
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një përgjigje për lajmi.net thekson se qytetarë të pajisur me patentë shofer në vitin 2023 gjithësej janë 93385.
“Mund të ju konfirmojmë se qytetarë që janë pajisur me patentë shoferë për vitin 2023 janë gjithsej 93385”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për lajmi.net.
Ndërkaq mediumi është interesuar edhe për numrin e personave të cilët kanë marrë patentë shoferë për herë të parë në Republikën e Kosovës.
Nga kjo kategori janë 40 mijë e 308 persona që morën dokumentin identifikues këtë vit.
“Qytetarët të cilët janë pajisur për herë të parë me patentë shoferë janë gjithsej 40308”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Mbetet të shihet nëse gjatë vitit 2024 pritet të dyfishohet apo edhe trefishohet këto shifra.