Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka folur në lidhje me vendimin që pritet të marrë PZAP për ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputet.Miftaraj ka thënë për “Gazeta Blic” se nëse do të zbatohet obligimi kushtetuese dhe ligjor i respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese atëherë PZAP sot do të certifikoj listat e partive politike.Tutje Miftaraj ka thënë se në këtë rast duhet të largohen nga listat personat që kanë dënime.
“Nëse zbatohet obligimi kushtetutes dhe ligjor i respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, PZAP sot do të certifikoj listat e partive politike, duke përjashtuar personat që kanë të papershtatshëm sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet” tha Miftaraj për Gazeta Blic.
Vendimi i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa PZAP, pritet të jepet sot pas orës 13:00.Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i sekreatriatit të PZAP-së, Mul Desku.
“Sot pas orës një publikohet vendimi i PZAP-së” ka thënë shkurt Desku për Gazeta Blic.Në Pandelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë