Drejtori i Inspektorateve në Prizren, Islam Ukimeri, përmes një shkrimi ka numëruar të arriturat e këtij dikasteri gjatë vitit 2023.
Shkrimi i plotë:
Drejtoria e Inspektorateve po e përmbyll vitin 2023 me shumë të arritura dhe suksese falë përkushtimit të secilit inspektor dhe mbështetjes së pa rezervë të kryetarit z.Shaqir Totaj në secilin aksion të zhvilluar për të mirën publike të qytetarëve të Prizrenit.
– Janë liruar shumë hapsira publike,
– Janë mbikqyrur të gjitha ndërtimet me leje për mos lejim të qfarëdo tejkalimi eventual të lejes ndërtimore,
– Janë ndaluar e rrënuar shumë objekte pa leje,
– Shumë produkte janë asgjësuar për ta ruajtur shëndetin publik.
– Shumë hapsira të uzurpuara janë kthyer në parqe dhe hapsira të shfrytëzueshme për qytetarët.
– Është hapur tranziti i ri duke krijuar zhvillim ekonomik, lehtësim në komunikacion dhe rritje të aktiviteteve afariste e residenciale në atë zonë etj.
Prandaj viti 2023 do të mbetet në kujtesë për sukseset e jashtëzakonshme të arritura të Drejtorisë së Inspektorateve.
Ndërsa presim që viti 2024 poashtu të jetë plot me punë pozitive për të mirën e qytetareve te Prizrenit.
Gëzuar 2024!