Home LAJME Gjykata sot merr vendim për masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

Gjykata sot merr vendim për masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

0
Gjykata sot merr vendim për masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha
Bildnummer: 56827039 Datum: 05.01.2012 Copyright: imago/PanoramiC SALI BERISHA (Premierminister Albanien) in Paris GerardRoussel/PANORAMIC PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL People Politik Porträt FRA x1x xkg 2012 quer 56827039 Date 05 01 2012 Copyright Imago Panoramic Sali Berisha Prime Minister Albania in Paris GerardRoussel Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL Celebrities politics Portrait FRA x1x xkg 2012 horizontal

Gjykata e Posaçme në Shqipëri do të japë sot masën për ish-kryeministrin Sali Berisha, rikujtojmë se SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi. Seanca pritet të nisë në orën 12:00.

Avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.

SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamenti për t’i hequr atij imunitetin.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here