Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot do të marrë një vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.
“Sot gjatë ditës vendosen rastet dhe do të publikohen”, u shpreh ai.
Ndryshe, ditë më parë Desku ka bërë të ditur se në total janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike, që lidhen kryesisht me moscertifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.“
1.Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja;
2.Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë
3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 3.PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.
4. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj.
5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 6. Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 7. Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak te mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja”, kishte thënë Desku.