Vlerësimi për xhudon kosovare sa shkon e rritet falë rezultateve kulmore dhe nivelit superior sportiv. Për mënyrën e punës në ekipin e Kosovës në xhudo ka shumë vjet që interesimi i komunitetit të këtij sporti është shumë i madh.
Vlerësimi për xhudon kosovare sa shkon e rritet falë rezultateve kulmore dhe nivelit superior sportiv. Për mënyrën e punës në ekipin e Kosovës në xhudo ka shumë vjet që interesimi i komunitetit të këtij sporti është shumë i madh.
Tri medalje të arta olimpike, shumë medalje botërore, dhjetëra medalje evropiane e qindra medalje në garat e tjera të mëdha të xhudos, është bilanc që lakmohet edhe nga vende shumë më të mëdha dhe me numër dukshëm më të madh të xhudistëve.
Në Kosovë numri i xhudistëve vazhdon të mos jetë shumë i madh, por sukseset vazhdojnë të jenë kulmore. Për sekretin e këtij suksesi aktualisht po pyesin italianët.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, këtë javë është duke e udhëhequr një kamp në Itali, në të cilin marrin pjesë rreth 1.500 xhudistë. Xhudistët italianë po punojnë në tri grupe të ndryshme gjatë ditës, ndërsa kryetrajnerja e tyre është Majlinda.
Majlinda i ka dhënë fund karrierës në xhudo në vitin 2021 dhe menjëherë është bashkuar në ekipin e trajnerëve të Driton Kukës. Po shquhet me suksese edhe si trajnere.
Kampi ka nisur të martën, kur janë mbajtur tri stërvitje me grupmosha të reja. Me stërvitje është vazhduar të mërkurën paradite, ndërsa kampi masiv do të zhvillohet deri të premten.
Kampi po mbahet në qytetin Bardonecchia, ndërsa e organizon klubi shumë i suksesshëm italian, Akiyama Settimo. Pjesë e këtij klubi janë disa prej xhudistëve më të mirë të Italisë, ndërsa Italia ka njërën prej përfaqësueseve më të suksesshme në Evropë.
Në kamp janë edhe trajneri i Kosovës, Driton Kuka, si dhe ekipi U21 i Kosovës. Por fjalën kryesore e ka Majlinda Kelmendi, për të cilën bota e xhudos ka respekt maksimal. Në kamp ka edhe xhudistë e trajnerë të njohur nga vende të ndryshme.
Edhe këtë vit xhudistët kosovarë kanë pasur suksese të mëdha. Pesë prej tyre pritet të garojnë vitin e ardhshëm në Lojërat Olimpike në Paris.
Majlinda ka fituar të artën në “Rio 2016”, ndërsa Nora Gjakova e Distria Krasniqi në “Tokio 2020”. Për tjetër medalje olimpike shpresohet nga Parisi.
Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]
© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.
© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.