Home PRIZRENI ME RAJON Po vazhdojnë punimet për renovimin e objektit të zjarrfikësve në Prizren

Po vazhdojnë punimet për renovimin e objektit të zjarrfikësve në Prizren

0
Po vazhdojnë punimet për renovimin e objektit të zjarrfikësve në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për renovimin e objektit të zjarrfikësve në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Po vazhdojnë punimet për renovimin e objektit të zjarrfikësve që do të ofroj kushte optimale për personelin që kryen një punë fisnike për komunitetin.

Drejtori i Administratës, Edin Shehu, vizitoi sot zjarrfikësit për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen me intensitet të lartë.

Me këtë ndërhyrje të Komunës së Prizrenit, objekti i zjarrfikësve jo vetëm që do ta forcojë kapacitetin e reagimit në raste emergjencash, por, do të ndikojë pozitivisht në sigurinë e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here