Home LAJME Tahiri: Faturat e energjisë elektrike janë goditja e radhës nga Qeveria Kurti

Tahiri: Faturat e energjisë elektrike janë goditja e radhës nga Qeveria Kurti

0
Tahiri: Faturat e energjisë elektrike janë goditja e radhës nga Qeveria Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se faturat e larta të energjisë elektrike janë goditja e radhës për familjet kosovare.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se “në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie”

“Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë”, ka shkruar ai.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka deklaruar se nëpërmjet faturave të fryra të energjisë elektrikë për muajin dhjetor, KEDS-i po vjedh paranë e qytetarëve, duke kërkuar reagim të institucioneve “ndaj kësaj plaçkitjeje legale”. Ky institucion ka kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria, pasi faturat i ka quajtur “jonormale”.

Qytetarët përmes rrjeteve sociale kanë reaguar për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here