Home LAJME Tahiri për Kurtin: Babadimër që shpërndan me një dorë e grabit me të dyja

Tahiri për Kurtin: Babadimër që shpërndan me një dorë e grabit me të dyja

0
Tahiri për Kurtin: Babadimër që shpërndan me një dorë e grabit me të dyja

Besnik Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “babadimër të llojit të vet, që shpërndan me një dorë, e grabit me të dyja”.

Duke komentuar raportimet e qytetarëve për fatura të larta të energjisë elektrike, Tahiri ka akuzuar në Facebook për “qeverisje të të paaftëve dhe mashtruese”.

Me këtë rast ai ka ndërlidhur edhe vendimin e para një jave të Qeverisë, që t’u ndahen nga 100 euro shtesë për fundvit fëmijëve dhe pensionistëve.

“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart. Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë. Turp!”, ka shkruar ai.

Qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u ankuar për faturat e energjisë në fund të vitit. KOHA ka kontaktuar me zyrtarë të KESCO-s. Ata kanë thënë se janë në përgatitje të një komunikate sqaruese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here