Home LAJME Petkoviq thotë se Serbia ka marrë vendim t’i lejojë në territorin e saj automjetet me targa RKS

Petkoviq thotë se Serbia ka marrë vendim t’i lejojë në territorin e saj automjetet me targa RKS

0
Petkoviq thotë se Serbia ka marrë vendim t’i lejojë në territorin e saj automjetet me targa RKS

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Qeveria e Serbisë të hënën ka marrë një vendim që mundëson lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova, që ka qenë obligim i saj sipas marrëveshjes së vitit 2011 të arritur mes palëve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Petkoviq në një deklarim për media ka thënë se pjesë e vendimit është edhe një deklaratë që pohon qartë se ky vendim nuk do të thotë njohje e Kosovës, raporton KosovoOnline.

Deri më tani qytetarët e Kosovës janë lejuar të futen në Serbi me targa të Kosovës, vetëm se pjesa ku ka shkruar RKS është dashur që të mbulohet me stikers.


Petkoviq ka thënë se vendimi do të zbatohet nga 1 janari.

“Ky vendim në fakt ishte detyrim i yni nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila u referohet targave RKS dhe letërnjoftimeve të Kosovës, lejimin e patentëshoferëve të Kosovës”, citohet të ketë thënë Petkoviq.

Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë është në pritje që Kosova të përmbushë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit, dhe jo vetëm atë pë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Sot kemi mundësuar lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova. Ky do të jetë një impuls i shtuar jo vetëm për ‘Ballkanin e Hapur’, por do t’ua lehtësojë jetën serbëve në Kosovë … Në fakt ne i ndihmuam ata që të jenë në gjendje të lëvizin dhe të jetojnë normalisht, sepse liria e lëvizjes është e nevojshme. Ndryshe nga Kurti, i cili shkel mbi lirinë e lëvizjes, ashtu siç shkel çdo ditë të drejtat e serbëve në Kosovë”, deklaroi Petkoviq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here