Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare veterani i UÇK-së, nga jeshkova Shefqet Krasniqi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin e tij social ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha.
Berisha ka thënë si i ndjeri ishte shembull në këtë botë, si prind, si shokë, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës, nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!
Shkrimi i plotë:
Prehu në paqe Shefqet Krasniqi
Tronditëse eshtë lajmi për vdekjen tënde o njeri i mirë.
Ishe shembull në këtë botë, si prind, si shokë, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës, nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!
Lamtumir o Qet nga kjo botë…
Nga sot Jeshkova, Vërrini dhe Kosova humbi edhe një burrë që bëri shumë për këtë vend!