Pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një burrë në Zhur të Prizrenit ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Policisë së Kosovës, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Sipas raportit policor, i dyshuari është dërguar në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool-test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.
Policia thotë se viktimës pasi i është ofruar ndihmë mjekësore është liruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti do të shkojë në procedurë të rregullt.
Rasti është regjistruar më 24 dhjetor rreth orsë 22:40 dhe është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.