Home LAJME Telashe me rrymën, të martën protestojnë banorët e disa fshatrave pranë zyreve të KEDS-it

Telashe me rrymën, të martën protestojnë banorët e disa fshatrave pranë zyreve të KEDS-it

0
Telashe me rrymën, të martën protestojnë banorët e disa fshatrave pranë zyreve të KEDS-it

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj, Vlashnje, Murradem dhe Nashec ftohen të hënën më datë 26 dhjetor 2023 në orën 09:30, të mbajnë protestë pranë zyreve të KEDS-it në Prizren. Qëllimi i kësaj proteste paqësore, sipas kuvendarit Petrit Hoxha, është që të adresojnë pakënaqësinë e tyre ndaj këtij institucioni rreth furnizimit me energji elektrike.

”Të nderuar banorë të fshatit Grazhdanik, Kobaj, Vlashnje, Murradem, Nashec.

Ju ftojmë që me datë 26.12.2023 (ditë e martë), në orën 09:30 të jeni të pranishëm të gjithë pranë zyreve të Keds – it, në Prizren, për të shprehur pakënaqësinë tonë rreth furnizimit me energji elektrike.

Ju ftoj të gjithëve të jeni të pranishëm në këtë protest në mënyrë paqësore që të adresojmë pakënaqësinë tonë ndaj këtij institucioni.”, thuhet në thirrjen drejtuar banorëve të këtyre lokaliteteve nga këshilli organizativ i protestës./TVPrizreni/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here