Home LAJME Totaj ndan pamje nga Marashi: Aty ku historia dhe natyra bashkohen për të krijuar një ambient të bukur

Totaj ndan pamje nga Marashi: Aty ku historia dhe natyra bashkohen për të krijuar një ambient të bukur

0
Totaj ndan pamje nga Marashi: Aty ku historia dhe natyra bashkohen për të krijuar një ambient të bukur

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përshëndetur ndjekësit e tij me pamje nga Marashi i Prizrenit. Ai ka ftuar të gjithë që përmes kësaj videoje t’i bashkohen udhëtimit nëpër pamjet e Lumbardhit dhe shtigjet e qeta për ecje me shumë bukuri natyrore që karakterizojnë këtë pjesë të qytetit. Ai ka thënë se ky është vendi ku historia dhe natyra bëhen bashkë dhe krijojnë një ambient të bukur.

”Ju përshendes të gjithëve nga Marashi!

Drejt natyrës së mrekullueshme! Në këtë video, udhëtojmë së bashku nëpër pjesën e mahnitshme të Marashit të Prizrenit, duke shijuar pamjet e mrekullueshme të lumit “Lumbardh”, shtigjet e qeta ku ecin këmbësorët nën hijen e pemëve të Kalasë së Prizrenit dhe kodrat e thepisura që na ofrojnë pamje të mahnitshme, ku historia dhe natyra bashkohen për të krijuar një ambient të bukur.

Përjetoni bukurinë dhe qetësinë e kësaj ane dhe bëhuni pjesë e këtij udhëtimi të mrekullueshëm së bashku me ne!”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here