Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dyshohet se arsenal armatimi po fshihet në një Banjë të Novi Pazarit.
“Një arsenal armësh po duket që po fshihet në një hotel në Novi Pazar, rreth 25 kiliometra distancë nga pika kufitare në Jarinjë. Aty ka të fshehur armatim të ngjashëm që është përdorur në sulmin terrorist në Banjskë. Është në pronësi të grupit terrorist që ka marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka urdhëruar strukturat ilegale serbe që të bëjnë punësimin e bashkëshorteve të grupit terrorist familjet e të cilëve jetojnë në Kosovë që të mos bëjnë zë kritik për atë që ndodhi.