Ditë më parë pas një sëmundje të shkurtër, është ndarë nga jeta trajneri, Illmen Bajra.
Për vdekjen e trajnerit prizrenas kishin njoftuar familjarët dhe Klubi basketbollistik “Proton Cable Prizreni” , të cilët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë në Gjermani.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme Klubi i Basketbollit “Junior-06” Prizren, ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten në ora 14:00 në kohën e Ikindisë, në varrezat e fshatiti Lubizhdë.
“Të nderuar shokë dhe kolegë të më të dashurit tonë, ILLMENIT, ju njoftojmë se namazi i të ndjerit do të në kohë të Ikindisë, ora 14:00, tek Xhamia e Re e fshatit Lubizhdë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet tek Varret e fshatit.
Ne rast ndryshimi ju njoftojm perseri, thuhet në njoftimin moror.