Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë filluar punimet infrastrukturore në fshatin Skorobisht të Prizrenit.
Njoftimi i plotë:
Kanë filluar punimet infrastrukturore në fshatin Skorobisht, ku, do të ndërtohen muret mbrojtëse për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, trotuaret e rinj, do të bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit të ri në 4 segmente rrugore, shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në 2 akse dhe do të kubëzohen 6 rrugë të fshatit.