Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se me Kosovën do të ketë negociata “të vështira” me Kosovën, por sipas tij, “Kosovën e Metohinë” do ta mbrojë “si pjesë e territorit serb”.
Këto deklarime Vuçiqi i ka bërë të dielën mbrëma kur u konfirmua si fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka raportuar mediumi serb, Tanjug.
“Do të jetë periudhë e vështirë para nesh dhe do të duhet të flasim e të vazhdojmë rrugën tonë evropiane. Do të ketë negociata të vështira dhe lëshime të vështira edhe me Prishtinën, por ne gjithmonë do ta mbrojmë ‘Kosovën dhe Metohinë’ si pjesë e territorit të Serbisë”, ka thënë presidenti serb.
Vuçiq ka theksuar se “e rëndësishme është bashkimi i njerëzve”.